Seanca të tre komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për transport, lidhje dhe ekologji.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2012">2012, njofton zhurnal.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do t'i shqyrtojnë Propozim-ligjin për grumbullimin dhe këmbimin e dëshmive dhe të dhënave sipas detyrës zyrtare, në leximin e parë si dhe raportet për punën e Këshillit të prokurorëve publikë, të Agjencisë për administratë, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik, të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë dhe raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2012">2012.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do t'i shqyrtojë Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shpalljen e Liqenit të Prespës si monument të natyrës, në leximin e parë, Propozim-Vendimin për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2012">2012, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2012">2012, Raportin për punën e Këshillit për radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë për periudhën prej 1.1.2012">2012-31.12.2012">2012 dhe Planin financiar të Këshillit për radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori