Seanca për Slobodan Bogoevskin shtyhet për më 5 shtator
Është shtyrë për më 5 shtator seanca gjyqësore kundër ish kundër-zbuluesit Slobodan Bogoevski, i cili akuzohet për shpifje nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Musa Xhaferi.

Gjyqi ka problem të përcaktojë juridikcionin e lëndës për shkak se Bogoevski deklaratën për rastin "Magjar Telekom" e ka dhënë në një Gjykatë të Amerikës.

Ahmeti dhe Xhaferi nga Bogoevski kërkojnë 5.5 milion denarë për fyerje dhe shpifje.

Bogoevski për gjyqin në Nju Jork në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se përmes biznesmenit grek Kondominas, dyshja Ahmeti Xhaferi dhe kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski kanë marrë mitë prej 7.5 milion euro që ta mbajnë situatën e monopolit në tregun e shërbimeve telefonike. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori