Seanca gjyqësore për rastet "Spiuni" dhe "Shuplakat"
Në gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca dëgjimore për dy lëndë, “Spiuni” dhe “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën e porositur në komunën Qendër gjatë periudhës që VMRO-DPMNE ishte në pushtet.

Lënda “Spiuni” përfaqësohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe për të dënuarit u ndryshuan dënimet, pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesat e tyre. Në këtë rast janë të dënuar 18 persona për bashkëpunim armiqësor, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Në lëndën “Shuplakat”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pastaj ish-ministri Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, dhe nëntë persona tjerë.


Shtuar më 19/04/2018, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori