Seanca e radhës gjyqësore kundër Zaevit, kësaj radhe si kryeministër
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për lëndën ”Ryshfeti”, për herë të parë si kryeministër.


Ai është i akuzuar për korrupsion gjatë periudhës së tij si kryetar i komunës së Strumicës.

Sipas akuzës, Ivan Nikollov-Saçevaliev-it i ka kërkuar mbi 150 mijë euro para, respektivisht nga 2 euro për metër katror për një tokë ndërtimore në Strumicë. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori