Së shpejti Shkupi do bëhet me tramvaj
Një vozitje me tramvaj që do të qarkullojë nga Novo Lisiçe deri në Gjorçe Petrov do të kushtojë 35-40 denarë, aq sa paguajnë qytetarët për autobusin publik.

Këtë e ka treguar studiimi për ndërtimin e linjës së tramvajit në kryeqytet e cila është e përfunduar, kurse më së voni deri në muajin qershor të këtij viti, Qyteti i Shkupit do të shpallë tender ndërkombëtar për zgjedhjen e koncesionerit.

Kompania që do ta fitojë tenderin do të ketë për obligim të ndërtojë linjën e tramvajit, ta blejë atë dhe të menaxhojë me atë në 35 vitet e ardhshme, aq sa do të vlejë koncesioni.

Megjithatë kjo linjë nuk do të jetë shumë profitabile, për këtë arsye nuk përjashtohet mundësia që kompania të marrë subvencione nga shteti dhe të ndërpriten të gjitha linjat e autobusëve që qarkullojnë në këtë drejtim.

Linja e tramvajit do të jetë e gjatë 15 kilometra, ndërsa investimi i tërësishëm pritet të kushtojë 180 milionë euro. Vozitja pritet të zgjasë prej 8-10 minuta, raporton Zhurnal.

Deri më tani intersim për ta ndërtuar këtë linjë të tramvajit kanë shprehur kompani nga Franca, Polonia, Çekia, Kroacia dhe Gjermania.
Shtuar më 24/02/2012, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori