Schmidt: Situata në Maqedoni paraqitet kritike
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, reporterja speciale e aleancës për Ballkanin, Ulla Schimdt, i ka thënë rrjetit të gazetarisë hulumtuese ballkanike- BIRN, se situata politike në Maqedoni paraqitet shumë kritike.

Schimdt krizën politike të Maqedonisë, e ka vendosur në qendër të vëmendjes të diskursit të saj, duke deklaruar se në Ballkan ka patur zhvillime të mira, por Maqedonia është në një situatë kritike, duke shtuar se nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje.

Raportuesja i ka thënë BIRN-it, se Maqedonia duhet të vazhdojë të gjejë zgjidhje për çështjen e tejzgjatur me Greqinë, për emrin.

Schimdt ka theksuar edhe rëndësinë e rikthimit të besimit të qytetarëve në institucionet politike./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori