Pas ndarjes nga Afrona Dika, Blero paralajmëron gjëra të mëdha (FOTO LAJM)

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kanë qenë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit pasi kanë vendosur që t’i ndajnë rrugët mes tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë dyshes së famshme dhe arsyeja ka të bëjë me distancën.

Afrona qëndron prej vitesh në Zvicër ndërsa Blero ndodhet në Kosovë. Mirëpo, këngëtari i njohur vijon i pashqetësuar për këto lajme pasi përmes një postimi që ka bërë në Instastory, ka paralajmëruar gjëra të mëdha sa i përket muzikës.

Nuk ka zbuluar detaje të tjera nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim apo për një këngë solo.


Shtuar 24.05.2022 11:19