Saraj, PDSH me Azbi Nuredinin?
Me që Partia Demokratike Shqiptare ka nisur një punë intensive për gjetjen e kandidatëve potencialë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në disa komuna tashmë ata janë zyrtarë,por sipas asaj që njofton "Zhurnal", në komunën e Sarajit kandidati i PDSH-së do të jetë Azbi Nuredini.

Nuredini është biznesmen dhe njëherësh pronar i kompanisë private ASOIL M1. Ai ka qenë edhe ish kandidat për këtë post gjatë kohës së PPD-së.

PDSH e Thaçit, në Tetovë do del me kryetarin aktual Sadi Bexheti, në Gostivar me Miat Sadikun, në Dibër Mexhit Dika, në Tearcë me Ruhan Iljazi, Likovë Murtezan Idrizi, Zhelinë Latif Arifi, Bogovinë Burhan Izairi, Studeniçan Azem Sadiku, ndërsa priten kandidaturat për Çair dhe Strugë, ku përmenden emrat e Idriz Oranës dhe Zijadin Selës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2012, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori