Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë është takuar sot përfaqësuesit e lartë të kompanive
turke që janë anëtare të Odës Ekonomike të Stambollit.
Ai u ka prezantuar biznesmenëve turq kushtet për investim në
zonat teknologjike industriale në
Maqedoni, përfitimet nga ky investim si dhe potencialet për investime në sektorin e energjetikës dhe të lëndëve minerale, veçanërisht të lëndëve minerale metale si bakri, ari, plumbi, zinku, mangani, hekuri si dhe lokacionet dhe burimet e mundshme në
Maqedoni.
Ndërsa përfaqësuesit e kompanive
turke në Stamboll, kanë shprehur interes edhe për mundësitë të cilat i ofrojnë
zonat industriale teknologjike në vend, ku është paralajmëruar edhe vazhdimi i kontakteve në këtë drejtim si dhe vizita e delegacionit të përbërë nga përfaqësuesit e odës së vendit. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 16:11