Saraçini prezanton ndryshimet në Ligjin për Energjitikë
Ditën e sotme janë prezantuar nga Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini ndryshimetLigjin për Energjitikë dhe në cilat fusha janë konkretisht këto ndryshime.

Sipas Saraçinit, ndryshimet e reja janë në fushën e gazifikimit dhe efikasitetit energjitik.

“Në fakt, kohët e fundit gjithnjë e më shumë flasim në lidhje me gazifikimin si një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën energjetike. Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për dy pushtetet, edhe për atë qendror dhe lokal, pari gazifikimi është top prioritet”, ka theksuar Saraçini.

Ai ka shtuar se ndryshimet ligjore krijojnë bazën ligjore për miratimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike për projektim, ndërtim dhe mirëmbajtjen e sistemeve të gazit, me qëllim të harmonizimit të tyre me “harmonizimin e rregullave teknike në vendet e Evropës Juglindore”, ku bën pjesë edhe Maqedonia. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori