Saraçini optimist për krizën tregtare
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini shprehet optimist para takimit me zv/kryeministrin e Kosovës Hajerin Kuçi për zgjidhjen e krizës tregtare mes dy vendeve.

Sipas Saraçinit, zgjidhja e problemit është prioritet i lartë i Shkupit dhe Prishtinës.

"Gjetja e zgjidhjes është prioritet i lartë i qeverive dhe i dy vendeve, dhe kjo duhet të ndodhë. Pas takimeve që patëm në Prishtinë me ministrat e Tregtisë dhe të Financave, vlerësoj se punët lëvizën në drejtimin e duhur.

Dialogu ka filluar dhe janë krijuar kushtet për fillimin e një procesi i cili duhet të çojë në arritjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët. Takimi i sotëm në nivel më të lartë qeveritar, duhet të rezultojë me një zgjidhje përfundimtare të problemit”, ka deklaruar Saraçini. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori