Saraçini merr pjesë në çeljen e shkollës fillore "Imri Elezi"
Valon Saraçini
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot në ora 11:00 do të marr pjesë në lëshimin zyrtar të Shkollës Fillore "Imri Elezi" (ish Nikolla Vapcarov) në Çair, të renovuar me masa për efiçiencë të energjisë.

Renovimi i shkollës është pjesë e Programit GEF (Fondi global ekologjik) që realizohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Çairit, me ç'rast në eveniment merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ndërsa pas promovimit të shkollës së renovuar, do të jepen deklarata për media. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2013, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori