Shtatzënë për herë të parë, del foto e Marina Vjollcës me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Prej disa javësh në media është përfolur se Marina Vjollca është shtatzënë. Lajmi është konfirmuar nga burime për “Anabel”, ndërsa burime për “Prive” kanë zbuluar se Marina është në pritje të një vajze.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto që supozohet të jetë e Marinës me barkun e rrumbullakosur. Fotoja është publikuar nga “Vipat e Bllokut”.

Në foton në fjalë duken flokët e një vajze bjonde (që thuhet se është Marina), e cila po realizon një set fotografik për ta pasur kujtim nga pritja e ëmbël.