Saraçini i kundërpërgjigjet RDK-së
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini ka përgënjeshtruar sot Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK) të cilët një ditë më parë thanë se investimet kapitale shkojnë në pjesën maqedonase dhe jo te shqiptarët.

Sipas numrit një të Ekonomisë Saraçini, investime të tilla ka edhe në zonat ekonomike në pjesët shqiptare. “Këto janë vetëm spekulime dhe të dhëna të pa dokumentuara nga ana e RDK-së.

Sot gjendja faktike flet diçka tjetër. Pra, kisha dashur të potencoj se Komisioni për zonën e lirë të Tetovës nga tre kompanitë konkurruese për zhvillimin e kësaj zone ka përzgjedhur dy prej tyre të cilat shkojnë në fazën finale edhe atë një kompani norvegjeze dhe një kompani turke.

Tani ne duhet të caktojmë një datë tjetër, kur njëra prej këtyre dy kompanive do të caktohet që të menaxhon me këtë zonë të lirë ekonomike. Kjo është një projekt gjigant, grandioz i cili ndoshta u pengon partive opozitare dhe me këtë pritet të hapen diku 5 mijë vende punë dhe 25 objekte administrative”, tha ministri Saraçini.

Ai mes tjerash shtoi se këto investime vijnë në Maqedoni në kushte krize kur gjithë bota ndjen pasojat e krizës globale ekonomike.

“Megjithëse në 10 vitet e fundit të pasluftës, për më shumë se 8 vite, ministri i Ekonomisë ka qenë dhe vazhdon të jetë nga rradhët e BDI-së, ‘nuk ka patur dhe nuk ka as edhe një investim të vetëm të huaj në zonat e banuara me shqiptarë në Maqedoni’, ishte reagimi një ditë më parë i RDK-së së Rufi Osmanit. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori