Saraçini hap trajnimet për studentët e UEJL-së
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini ka qëndruar sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup ku ka filluar trajnimi falas që Ministria e Ekonomisë e organizoi për studentët dhe të rinjtë nga moshat 18 deri 28 vjeçare.

Në fjalën e tij Saraçini ka thënë se trajnimi është shumë pozitivë per studentët pasi mësohen të identifikojnë punëdhënësit e mundshëm.

”Për një projekt të këtillë është vendosur për shumë arsye, siç është nevoja e të rinjve për të fituar njohuri praktike, fitimi i shkathtësisë për komunikim verbal, joverbal dhe me shkrim, aftësimi i të rinjve për kyçje më të lehtë në mjedisin e ri të punës, ku kandidatët do të mësojnë të identifikojnë punëdhënësit e mundshëm, të përgatisin biografi cilësore për punë dhe të përgatisin dhe të realizojnë me sukses intervistën për punë. Gjithashtu, pjesë e këtij trajnimi është edhe vizita në disa kompani të suksesshme ku edhe ata si punëdhënës do të kenë mundësi të njoftohen me kandidatë potencial për punësim, dhe kështu sektori real i afrohet tregut të fuqisë punëtore”, ka theksuar Saraçini. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori