Saraçini-Dehari, hartojnë strategji për zhvillimin ekonomik të kërçovës
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot realizoi vizitë pune në Komunëne Kërçovës, me ç’ rast u takua me kryetarin e komunës Fatmir Dehari. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe të administratës komunale dhe u hartua Strategjia për zhvillimin ekonomik të Kërçovës, dhe njëherët u arrit marrëveshje për përforcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Ministri Saraçini njoftoi kryetarin e Kërçovës Fatmir Dehari me Programin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik të komunave, shkruan Zhurnal.

“Kryetarin Dehari e njoftova me Programine Qeverisë për zhvillimin e komunave si dhe projektet konkrete nga fusha e energjetikës, bujqësisë dhe turizmit.

Për muajin qershor dhe korrik u pajtuan që të organizojnë një Samit apo Forum të madh për investime në të cilin do të marrin pjesë mërgimtarët nga diaspora të cilëve do t’iu prezantohen kushtet e volitshme për investim në Zonën industriale teknologjike në Kërçovë e cila është e themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si dhe mundësitë tjera për investim me të cilat disponon komuna”, theksoi ministri Saraqini duke shtuar se nga e enjta e ardhshme në ambientet e komunës nga ora 12.00 deri në 14.00 do të hapet një zyrë ku përfaqësues nga Ministritë e Ekonomisë dhe Bujqësisë, do tu japin këshilla falas kompanive dhe afaristëve të interesuar për të gjitha masat të cilat i ka sjell Qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë, si dhe për procedurat e hapjes së bizneseve dhe për subvencionet të cilat i ndajnë këto dy ministri.

Saraçini prozoi që në hartën turistike të Maqedonisë t vendoset edhe Kërçova, dhe në këtë mënyrë Kërçova të jetë pië-ndalese për turistët që udhëtojnë nga Shkupi për në Srugë dhe Ohër. Kryetari i ri i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, falënderoi ministrin Saraçini për vizitën e bërë, përshëndeti këtë iniciativë dhe deklaroi se do të kujdeset për trajnimin e të punësuarve dhe të adminsitratës në përgjithësi në drejtim të përmirësimit të zhvillimit lokal ekonomik, se do të mobilizohen për realizimin e programit të Qeverisë prë zhvillimin e komunave. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2013, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori