Ndodh dhe kjo, ndeshja e Championsit do të luhet pa tifozë

Tani është zyrtare! Ndeshja e kthimit të Champions League, faza e 1/8-ve, Valencia-Atalanta, në “Mestalla”, më 10 mars, do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës për Koronavirus.

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë komunikoi vendimin “përfundimtar dhe të parevokueshëm”. Jo vetëm që nuk do të jenë tifozët bergamaskë, por edhe ata vendas.


Shtuar 4.03.2020 20:35