Sapo kishte sjellë në jetë fëmijën, koronavirusi i merr jetën 27 vjeçares nga Kumanova
Një nënë 27 vjeçare nuk ia doli të triumfonte ndaj luftës me koronavirusin. Ajo ndërroi jetë pak pasi solli në jetë fëmijën e saj, duke çuar në 30 numrin e viktimave në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 46 raste të reja me koronavirus. Kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve në Maqedoni tani është 663 persona.

Sipas qyteteve rastet e reja janë 12 në Shkup, 13 në Kumanovë, 8 në Prilep, 1 në Tetovë, 2 në Strugë, 8 në Veles, 1 në Koçnai dhe 1 në Probishtip.

Gjatë ditë së djeshme janë bërë 341 testime ndërsa që nga fillimi deri tani janë bërë 6.571 testime për koronavirus.

Zonat më të prekura janë:

Shkup – 273 Kumanovë – 143 Dibër – 49 Shtip – 20 Prilep – 46 Tetovë – 30 Strugë – 30 Veles – 18 Manastir – 8
Shtuar më 09/04/2020, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori