Pse Coca-Cola në shishe qelqi ka shije më të mirë se ajo në kanaçe?!

Sipas biokimistites dhe themelueses së Science by Design Sara Risch, kjo ndodh për shkak të reagimit të likuideve ndaj polimereve që ndodhen në paketim.

Polimerer janë molekulat që ndodhen brenda paketimit – që janë krijuar vetë nga njësi më të vogla të mbledhura bashkë – dhe i shtojnë veti materialit në të cilin përdoren.

Në rastin e kanaçeve të aluminit, polimeret që qëndrojnë në paketim mund të përthithin një pjesë të shijes së tretshme të pijes.

Ndërkokë acetaldeleidi i polimereve, që përdoret në shishet e plastikës, mund të transferohet te cok-a brenda shishes, duke ia ndryshuar shijen.