Samiti i NATO-s, Maqedonia jashtë axhendës
Pëlqej
Samiti i 24-të i NATO-s në Lisbonë që do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor sërish anashkaloi Maqedoninë dhe dhënien e ftesës për anëtarësim. Në agjendën e publikuar nga Aleanca dy ditë para mbajtjes së Samitit nënvizohen temat kryesore si Miratimi i Konceptit të ri strategjik i NATO-s, tranzicioni dhe misioni në Afganistan dhe Marrëdhëniet NATO – Rusi dhe përforcimi i tyre.

Mos tejkalimi i problemit të kontestit të emrit me Greqinë, ka bërë që Shkupi zyrtar edhe në këtë Samit të pësojë dështimin e radhës për mosmarrjen e ftesës për anëtarësim, e cila është e siguruar me strategjinë e zgjerimit A3. Sekretari i përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen.

“Aleanca e ka qëndrimin e qartë që nga Samiti i Bukureshtit dhe vendimi nuk ka ndryshuar. Fatkeqësisht ende nuk është arritur ndonjë konkluzion mbi çështjen e emrit”, deklaroi Rasmussen.

Në pikën e dytë të Samitit rreth konceptit të ri strategjik, NATO do të konfirmojë strategjinë e zgjerimit të saj me anëtare të reja gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.

Strategjia e re do të përfshijë angazhimin e Aleancës në zgjidhjen e krizave të mëdha ndërkombëtare, në Kosovë, Afganistan, në zhvillimin e kërcënimeve të reja ( terrorizmit bërthamor, kimik dhe përhapja bakteriologjike,-cyber sulmet), ndryshimet në Rusi, etj.
Shtuar më 17/11/2010, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori