Samaras refuzon Gruevskin
Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras ka refuzuar takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ky i fundit disa muaj më parë i kishte dërguar një letër kreut të qeverisë helene për një takim të përbashkët, mirëpo asnjëherë nuk ishte bërë publike përgjigja e kreut të qeverisë së Athoinës.

Gazeta greke "Dimokratija" shkruan se Samaras ka refuzuar për ta takuar Gruevskin, dhe se këtë e ka bërë përmes një letre dërguar në fillim të shtatorit me porosinë "Vetëdijesohuni, në rast se dëshironi për të biseduar", njofton INA.

Gazeta helene ka nxjerrë edhe një pjesë të letrës ku Samaras i ka shprehur vërejtjet e tij drejtuar Gruevskit, i cili vetëm një vit më parë kishte shfrytëzuar realizimin e takimeve me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, për të krijuar një imazh tjetër para opinionit ndërkombëtar.

Antonis Samaras në letrën refuzuese ka kritikuar qasjen politike të autoriteteve qeveritare të Shkupit ndaj çështjes së emrit dhe Greqisë si dhe ka hedhur poshtë akuzat se Greqia po bllokon procesin eurointegrues të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori