Pak para takimit Kurti-Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu paraqiten në selinë e LDK

Nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri dhe Agim velu, janë parë duke shkuar në selinë e partisë qaste më parë.

Gjatë ditës së sotme pritet të takohen dy liderët e partive të para fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti nga VV dhe Isa Mustafa nga LDK.

Siç janë deklaruar zyrtarët e dy partive, ky takim pritet të jetë takimi vendimtar për koalicion, nëse do të ketë një marrëveshje apo jo.

Haziri dhe Veliu pak para se të ndodhë takimi së pari kanë shkuar në zyrat e LDK-së, raporton GazetaBlic.Mustafa gjatë ditës së sotme ka konfirmuar takimin me kryetarin e LVV-së Albin Kurti.
Ai para medieve ka thënë se do të ketë takim dhe se janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes.

“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.Po ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes dhe kanë theksuar se janë afër finalizimit të saj.


Shtuar 27.01.2020 15:21