Samaras "nuk ka çfarë të thotë" për emrin e Maqedonisë
Pëlqej
Kryeministri i Greqisë, Andonis Samaras ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Pas takimit, Samaras ka dalë në një konferencë për mediat, për tiu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Një gazetare e Dojçe Veles i ka thënë Samarasit se përse Greqia nga njëra anë mbështet vlerat dhe parimet e BE-së dhe nga ana tjetër pengon një vend për tu bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së, siç është Maqedonia.

Lidhur me këtë pyetje, Samaras thjesht ka thënë "Nuk kam ç'të them".

Madje, gazetarja nuk ka thënë as FYROM, as IRJM, por Maqedonia. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori