Samaras kritikon Gruevskin: Është kokëfortë
Pëlqej
Teksa Shkupi akuzon Greqinë në lidhje me çështjen e emrit, kryeministri grek, Antonis Samaras kritikon ashpër homologun e tij, Nikolla Gruevski.

“Ka ndonjë mostolerancë ekstreme nga ana e kolegut tim nga Shkupi. Besoj se Greqia është i vetmi vend që ka bërë disa hapa drejt zgjidhjes së problemit. Shkupi nuk bën të njëjtën gjë. Kërkojmë zgjidhje, ku do të ketë emër për përdorim të gjerë ‘erga omnes’.

Nuk mendoj se Gruevski është i hapur për zgjidhje të tillë. Nëse i pyesni edhe kolegët e mi nga Shqipëria dhe Bullgaria edhe ata do t’ua thonë të njëjtën gjë, se palëkundshmëria qëndron në Shkup dhe jo në Greqi”,-ka thënë Samaras për agjencinë “MIA”.
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori