Samaras: Harrojeni identitetin e Maqedonisë Antike
Greqia i ka bërë të ditur pozicionet e saj dy ditë para mbërritjes së ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimiç. Kryeministri grek, Andonis Samaras, ka deklaruar sot se Athina nuk do të negociojë për identitetin historik të Maqedonisë antike. Kjo do të thotë se Shkupi zyrtar duhet të heqë dorë nga politikat për antikuizimin e shtetit dhe për përvetësimin e historisë së Maqedonisë antike, që nuk ka asnjë lidhje historike me maqedonasit e sotëm.

Samaras ka thënë më tej se Greqia është ajo që do t’i ndihmojë e para fqinjit të saj, porse paraprakisht, identiteti i Maqedonisë antike duhet mënjanuar nga tavolina e bisedimeve.

"Zhvillim do të thotë siguri, stabilitet, prosperitet, stabilitet do të thotë se nuk tolerohen provokimet dhe as irredentizmat e shteteve fqinje. Ne u shtrimë të parët dorën e miqësisë dhe kërkuam perspektivë të përbashkët për zhvillim, por me provokime të njëanshme, miqësia nuk duron dot dhe nuk mund të ketë bashkëpunim. Këtë po e them sa më thjesht dhe shpresoj se do ta kuptojnë", ka thënë Samaras, pas pjesëmarrjes në hapjen e një panairi në Athinë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori