E moshuara shqiptare u gjet e vdekur me të nxira në trup, çfarë thonë fqinjët e saj

Një shtetase shqiptare e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj në Gyzi të Greqisë dhe me shenja dhune në trup.

Sipas policisë, pista e vrasjes së 62 vjeçares është hedhur poshtë deri më tani ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të nxjerrë në dritë shkaqet e vdekjes së të moshuarës.

Burri i saj nuk kishte dokumentacion të rregullt për të qëndruar në Greqi dhe për këtë arsye është arrestuar.

Sipas mediave greke, me shumë gjasë shqiptari ka qenë vetë ai që ka njoftuar policinë për vdekjen e partneres së tij, por më pas ia ka mbathur për të shmangur arrestimin.

Sipas informacioneve të policisë, në banesën në rrugën “Vergovitsi”, nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë personi tjetër që mund të ketë hyrë në shtëpinë e 62 vjeçares shqiptare.

E moshuara u gjet e vdekur gjet e vdekur në shtëpinë e saj ndërsa konstatohet se ka pasur të nxira në trup.

Megjithatë pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të nxjerrë përfundimet e duhura.

Ata hanin ç’të gjenin

Çifti i moshuar jetonte në kushte të mjerueshme, teksa hanin çka mund të gjenin. Sipas policisë, bashkëshorti i 62-vjeçares ka vrapuar drejt fqinjëve për të kërkuar pasi ka gjetur gruan e tij të vdekur.

Me ndihmën e fqinjit, ai ka telefonuar policinë. Vetë fqinjët janë shprehur se i shoqi i 62 vjeçares ishte një person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre.

Megjithatë, ata theksojnë se nuk e kishin dëgjuar kurrë çiftin të ziheshin apo që i moshuari të ketë lidhje me vdekjen e gruas së tij.