Sadiku: Lufta për Komunën e Studeniçanit do të jetë mes meje dhe kandidatit të BDI-së
Azem Sadiku kryetari aktual i komunës së Studenicanit, dhe kandidat për mandatin e dytë nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, dha një intervistë për LajmTv.

Gjatë intervistës Sadiku tregoi arsyet se pse qytetarët duhet ta votonin, dhe gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij ai dhe ekipi i tij kanë bërë shumë punë.

“Aryset se pse qytetarët duhet të më votojnë mua para kandidatëve tjerë janë të shumta. Unë dhe ekipi im e kemi dëshmuar me punë dhe me vepra, pas nesh qëndrojnë investime kapitale e jo fjalë”, tha mes tjerash Sadiku.

Sipas Sadikut me 15 tetor “lufta” do të zhvillohet mes tij dhe kandidatit të BDI-së, Femi Jonuzi. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori