"Sa të jemi ne, Shën Sofia nuk kthehet kurrë në kishë"
Fushata e zgjedhjeve lokale në Turqi ku është përfshirë edhe Presidenti Erdogan ka shtuar deklaratat që prekin ndjenjat e votuesve kryesisht për tematika fetare, ku edhe gjendet shtrati i votuesve të partisë islamiste AKP.

Gjatë një takimi në Gaziantep, Erdogan u betua se nuk do të lejonin që xhamia e Shën Sofisë të rikthehej në kishë, ashtu siç ka qenë gjashtë shekuj më parë kur Sulltan Mehmeti pushtoi Kostandinopojën duke e kthyer nga kishë në xhami.

"Ata na thonë se ne nuk duhet të kalojmë Bosforin sepse e kemi vendin në Azi dhe se do ta kthejnë Shën Sofinë në kishë, por ja ku po u them se sa të jemi ne kjo nuk ka për të ndodhur", tha Erdogan duke marrë shumë brohorima nga turma që kishte para. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori