Sa përfaqësohen shqiptarët në institucionet e Maqedonisë?
Pëlqej
Shqiptarët vijojnë të jenë të përfaqësuar në institucionet e shtetit të Maqedonisë më pak ngase thuhet në Marrëveshjen e Ohrit.

Në Ministrinë e Financave shqiptarët nuk përbëjnë më shumë se 10 % të të punësuarve, ose 70 nga 666 persona që janë të punësuar në këtë ministri, raporton Alsat-M.

Numri i shqiptarëve në poste drejtuese është më i ulët se një vit më parë.

Nga 10 poste drejtuese që kishin shqiptarët në vitin 2012-të, tanimë numri i tyre është ulur në 8.

Ministria e Financave ka 10 sektorë dhe fakt është se asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga ndonjë shqiptar.

Është po kjo ministri në mënyrë indirekte mban përgjegjësi edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në institucione të tjera shtetërore, pasi është pikërisht Ministria e Financave ajo që jep leje për sisteminim në institucione të administratorëve të punësuar në përputhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori