Pse nuk duhet të bëni dush më shumë se 20 minuta

Dushet mund të na relaksojnë në dimër, por përveç arsyeve mjedisore dhe humbjeve të panevojshme të ujit, qëndrimi i gjatë nën ujë, ndikon edhe në organizmin tonë.

Sipas doktor dermatologëve, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, përndryshe lëkura mund të thahet shumë.

Përveç kësaj, vajrat natyralë të prodhuar nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën të hidratuar, ndaj bërja e një dushi që zgjat për një kohë të gjatë shkakton heqjen e kësaj “mburoje” të dobishme.

Pra, kohëzgjatja deri në 20 minuta është ideale dhe nuk ka nevojë ose nuk duhet të zgjasë më shumë.

Nga ana tjetër, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit nuk luan rol vetëm kohëzgjatja e dushit, por edhe shpeshtësia e tij.

Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë, dushi shumë i shpeshtë njëkohësisht largon nga lëkura bakteret e dobishme që e mbrojnë atë. Përveç kësaj, thatësia mund të shkaktojë plagë të vogla në lëkurë që lehtësojnë transmetimin e infeksioneve./albeu.com


Shtuar 12.01.2022 17:33