Sa është çmimi i konferencës për Dialog!
Konferencës së Tretë Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar dhe Ndërqytetërues që zhvillohet nesër në Shkup vetëm shërbimet hotelierike do t,i kushtojnë 115.121 euro.

Në të janë parashikuar që të marrin pjesë 90 përfaqësues fetarë nga 31 vende të botës, si dhe 150 përfaqësues të vendit që do të shkëmbejnë mes tyre eksperienca të ndryshme.

Konferenca me temë “Liria dhe Dinjiteti - vlerat themelore në raportet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërqytetëruese” që është paraparë të mbahet ditën e nesërme do të bojkotohet nga BFI-ja pasi, sipas saj, shteti ka mbajtur qëndrim diskriminues ndaj besimtarëve myslimanë dhe të vetë institucionit. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2013, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori