Ruzhin: Për Maqedoninë emri nuk është problemi i vetëm
Ish–ambasadori Nano Ruzhin për REL thotë se për Maqedoninë nuk është problem vetë çështja e emrit. Sipas Ruzhin, vendit i imponohen edhe probleme të tjera sepse demokracia problematike, problem i mos përmbushjes së standardeve të Kopenhagës e vendosin Maqedoninë në një pozitë jo të mirë.

“Siriza, shikuar në aspektin historik ka një raport më fleksibil për çështjen e emrit edhe pse në disa deklarata ka bërë të qartë se do të ndjek politikën e paraardhësve të tij. Është normale që në këtë moment Greqia nuk është e preokupuar e emrin se sa që jemi ne. Kur flasim për Maqedoninë ka shumë pakënaqësi që lidhen me demokracinë me plotësimin e standardeve të Kopenhagës. Për fat të keq e gjithë kjo është aktuale këto ditë dhe dobëson pozicionin e Maqedonisë në këtë plan”, tha Nano Ruzhin.
Shtuar më 03/03/2015, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori