Rusjakov: Liderët shqiptarë në Maqedoni nuk kanë vepruar asnjëherë të vetëm
Shkrimtari maqedonas Aleksandar Rusjakov, gjatë një interviste në "TV Nova", ka thënë se liderët e partive politike shqiptare nuk kanë vepruar asnjëherë të vetëm dhe se platforma shqiptare u paraqit pasi ish drejtori i CIA-s vizitoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

"Rama i mblodhi liderët e partive shqiptare dhe u krijuar platforma pas së cilës janë administrata e Obamas dhe Klintonit.

Kjo ishte lëvizja e tyre e fundit para se të largohen nga pushteti. Liderët tonë shqiptarë asnjëherë nuk kanë vepruar të vetëm.

Asnjëherë nuk kanë folur për ekonominë, çdo herë flasin për çështje shqiptare dhe këtë e bëjnë çdo herë pasi vizitojnë ambasada të huaja, që mendoj se është në dëm të votuesve shqiptarë", ka thënë Rusjakov. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori