Rusia paralajmëron Maqedoninë për pasoja nëse anëtarësohet në NATO dhe BE
Zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandar Grushko, sot realizoi takim me ambasadorin e Maqedonisë në Rusi, Goce Karajanov. Sipas njoftimit të MPJ-së ruse bëhet e ditur se në takim u bisedua për çështjet bilaterale dhe këmbyen mendime për situatën në Ballkan.

Sipas informacioneve thuhet se, Aleksandar Grushko ka paralajmëruar Maqedoninë për pasoja negative në vend, nëse ajo anëtarësohet në NATO.

“Rusia paralajmëron Maqedoninë se anëtarësimi i saj në NATO do të ketë pasoja negative në vend, në sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, ka thënë në takim Grushko.

Grushko dhe Karajanov në takim kanë konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori