Rumania fyen presidentin Ivanov me propozimin e saj
Pas anulimit të Samitit të Ohrit kanë filluar të dalin në shesh detaje interesante nga korrespondencat mes shteteve. Kështu mediat maqedonase raportojnë se burime pranë presidentit Ivanov, kanë thënë se pak para se të fillonte takimi në nivel ministror, Rumania i ka kërkuar që ta organizojë ajo takimin e presidentëve.

Por një propozim të tillë ka hedhur poshtë menjëherë presidenti Ivanov, duke e cilësuar atë si shumë fyes për Maqedoninë, shkruan Zhurnal.

“Mesazhi që do të përçohej me këtë mënyrë, do të ishte se Maqedonia nuk arriti të organizojë samitin për disa muaj me radhë, ndërsa Rumania arriti ta bëjë këtë vetëm për një ditë”, kanë thënë burimet. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori