Pamje lufte mes Tiranës, Rama nxjerr në rrugë blindat për të “mposhtur” COVID-19 (VIDEO&FOTO)

Qeveria shqiptarë ka ndërmarrë masa të rrepta në kuadër të koronavirusit, COVID-19, i cili tashmë ka prekur edhe vendin tonë.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë izoluar në banesa dhe respektojnë oraret dhe masat e qeverisë, akoma në rrugët e Tiranës, dhe Shqipërisë ka të pabindur.

Ditën e sotme qeveria ka ashpërsuar edhe më shumë masat duke nxjerrë në rrugë blindat dhe shtuar forcat e policisë, gjë e cila sic mund t’a shihni në videot e bashkëngjitura lajmit, të ngjan me një luftë.

Gjatë 72 orëve të fundit policia ka gjobitur mbi 440 qytetarë me rreth 82 500 euro gjoba për shkelje të kufizimit të lëvizjeve apo aktiviteteve, masa këto të vendosura nga qeveria më 15 mars.


Shtuar 20.03.2020 15:37