Ruçi nesër për vizitë në Maqedoni
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku do të ketë takim kokë-më-kokë me kolegun e tij nga Maqedonia, Talat Xhaferi.

Gjithashtu Ruçi nesër do të takohet edhe me grupin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe do të japë deklaratë për mediat.


Shtuar më 09/12/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori