Rrugëtimi i Edita Bytyqit nga Shkupi në Columbia University
Edita Bytyqi nga Shkupi, edhe pse e re në moshë, ajo tashmë ka prekur endërrën duke qenë studente në njërin prej universiteteve më të mira ne botë.

E lindur në Shkup, ajo ka mbaruar kolegjin Yahya Kemal në Shkup, për të vazhduar më pas në Columbia University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Albeu.com.

Që e vogël, Edita kishte një interest e vecantë në shkencat natyrore dhe matematikë, duke marrë pjes në shumë gara lokale dhe ndërkombëtare, si rezultat i së cilës ajo fiton bursë të plotë nga Kolegji Yahya Kemal.

Gjatë kohës se kolegjit, ajo merr pjesë në garat e matematikes dhe kimisë, duke përfaqësuar Maqedoninë në Garat Ndërkombëtare të Kimisë (International Chemistry Olympiad) në 2017.

Ajo gjithashtu merr pjesë edhe në këto gara:

• NESPO – Holande (2014), medalje per vendin e 4; proket per pastrimin e ujit nga nitratet dhe nitrite me perdorjen e glines
• ISWEEEP – Hjuston, Teksas, SHBA (2015), medalje te arte; proekt per patrimin e ujit nga metalet e renda me perdorjen e geshtenjave te egra dhe lakres se eger
• New York Academy of Sciences – Neë York, USA (2016), medalje te arte; fituese e Wearables Challenge, pjese e ekipit me 4 nxenes nga USA dhe UK, si dhe mentor nga India
• Turnament debate per fillestar (2015) – fituese e cmimit per oratore me te mire dhe fituese e turnamentit me ekipin “Veritas”

Pas përfundimit të kolegjit Yahya Kemal, Edita ështe pranuar nga njërin ndër 10 universitet më të mira në botë, Columbia University, ku studion për fizikë të aplikuar.
Studimet e saj për momentin janë fokusuar ne studime laboratorike, ku po hulumton për efektin e lazerëve në ftohjen e molekulave diatomike deri në temperatura të ulëta, afër zeros absolute.

Pas disa muajsh, ajo do të jetë pjesë e një grupi studimor ndërkombëtar qe quhet Advanced LIGO në Pasadena të Kalifornisë. Në këtë observator, janë detektuar valët e para gravituese që kanë qenë të parashikuara nga Ajnshtajni para 100 viteve. Fokusi i Editës gjatë këtij projekti do të jetë mbi optikën adaptive duke përdorur vetitë termale të pasqyrave dhe lenseve për optimizim te sinjalit nga laserët.

Pas përfundimit të këtij projekti, Edita deklaron për Albeu.com se gjatë verës do të kthehet në Shkup ku ka në plan të organizojë evente të ndryshmë për të informuar të rinjtë shqiptar për mundësitë e studimit jashtë dhe pëe zhvillim personal akademik dhe profesional. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori