Rrugët e kryqytetit bosh, si u duk sot Shkupi
Për dallim nga ditët tjera kur pavarësisht rekomandimeve shumë qytetarë dilnin jashtë, pamja e kryeqytetit sot është shumë më ndryshe. Edhe në pikat më të frekuentuara ishin shumë pak, për të mos thënë aspak qytetarë.

Në mungesë të dinamikës së një të diele të zakontë, qytetarët e paktë që takuam ishin kryesisht punëtorë, të cilëve iu fillonte ose mbaronte orari i punës.

Thanë se masa rigoroze e ndalimit të lëvizjes, respektivisht ora policore e cila fillon në 16:00 po iu shkakton probleme me udhëtimin e domosdoshëm, të përditshëm shkruan alsat.

Më pak automjete qarkullonin rrugëve, para barnatoreve dhe marketeve pritja ishte më e shkurtër, ndërsa Bit Pazari si asnjëherë më parë u mbyll që në orën 13. Madje derisa gjatë ditëve normale bëhej “luftë” për një vend parkimi, shumë parkingje rreth kryeqytetit ishin bosh.

Shtuar më 29/03/2020, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori