Rruga e re Tetovë-Prizren pritet të zgjasë vetëm 40 minuta
Pëlqej
Studimi për rrugën Tetovë- Prizren, është drejt përfundimit, një projekt ky që po përgatitet nga Agjencia për Rrugë e Maqedonisë.

Projekti parashikon një rrugë të re që do të lidhë dy qendrat shqiptare, duke shkurtuar distancën nga 3 orë rrugë që është tani në 40 minuta.

Qeveria ka ndarë fondet për studimin fizibiliteti, i cili do të jetë gati deri në fund të muajit mars të këtij viti.

“Ky studim fizibiliteti duhet të dalë me të dhëna të sakta, të përkufizojë aksin e ri, ku rruga shkurtohet për rreth një të tretën.

Studimi i fizibilitetit duhet të dalë me të dhëna të sakta nëse do të ekzistojnë tunele, pasi në njërin prej varianteve duhet të ndërtohet tunel.

Duhet të përfshihen të gjitha parametrat, të përfshihet edhe numri i automjeteve që do të qarkullojnë dhe të tregohet leverdia e rrugës.

Më pas Qeveria duhet të marrë vendim dhe të shihet edhe skema financiare, që do përcaktohet nga ky studimi fizibiliteti”, deklaroi drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljubço Gjeorgievski.

Rruga e re nacionale do të jetë rreth 40 kilometra, ndërsa aksi aktual Tetovë – Prizren është rreth 90 km, prej të cilave 30 km në territorin e Maqedonisë, përmes projektit të ri parashikohet shkurtimi i kësaj rruge në 40 apo 45 kilometra.

Shkurtimi i rrugës mund të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli me gjatësi prej 3 kilometrave. Agjencia e Rrugëve ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përcaktohet edhe vlera për realizimin e këtij projekti. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori