Rroga mesatare në Maqedoni është 400 euro
Pëlqej
Paga mesatare neto e paguar për një të punësuarMaqedoni në korrik të vitit 2018 është 24.203 denarë, apo 395 euro, dhe shënon rritje në krahasim me korrikun e vitit të kaluar prej 6.1 për qind ,publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje para së gjithash vjen falë rritjes së rrogës mesataresektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit për 20,4 për qind, në sektorin për informacione dhe komunikime për 16,7 për qind dhe në sektorin e industrisë përpunuese për 14,7 për qind.

Ulje të e rrogës mesatare në krahasim me muajin e kaluar të këtij viti, është vërejtur në sektorin e financave dhe në sektorin e sigurimeve për 14 për qind, në objektet akomoduese dhe shërbimet për ushqim për 11.3 për qind dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 3 për qind.

Rroga mesatare bruto në Maqedoni për një të punësuar për muajin qershor të vitit 2018 është 35.530 denarë.

Shtuar më 21/08/2018, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori