Rritet presioni për kufinjtë e Maqedonisë
Gazeta e përditshme greke "Kathimerini", ka shkruar sot mbi krizën e refugjatëve që pritet të kaplojë përsëri kufirin e Maqedonisë dhe Greqisë.

"Refugjatët vijnë në fshatrat e Maqedonisë dhe bëjnë presion për tu futur ilegalisht në Greqi nëpër vendkalimet ilegale", ka thënë një polic grek.

Qeveria greke është e shqetësuar për mungesën e sigurisë në anën e Maqedonisë dhe disa herë ka pyetur Qeverinë e Maqedonisë se si ka lejuar që refugjatët të futen në Greqi pa u identifikuar më parë se kanë kaluar Maqedoninë. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori