Rritet paga mesatare por jo xhepat e qytetarëve
Sipas ekspertëve ekonomik, rritja e pagës mesatare nuk do të ndikon shumë në rritjen e standartit të qytetarëve. Qytetarët realisht nuk do ta ndjejnë shumë rritjen e pagës mesatare me të cilën u lavdërua Qeveria këtë uikend, vlersojnë ekspertët, shkruan Rel.

Sipas Profesorit AbdulMenaf Bexheti rritja e pagës mesatare vjen si pasoj e rritjes së pagës minimale, gjë që Qeveria në gusht të vitit të kaluar vendosi që ta subvencionon.

“Por, Qeveria nuk duhet të lavdrohet me këtë, kjo nuk është një atribut pozitiv. Rritja e pagës minimale është harxhim të financave publike për të cilën në një mënyrë fatura do të vijë më vonë”, thotë Bexheti.

Falë masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 90 mijë qytetarë me të ardhura më të ulëta marrin rroga më të larta. Kështu tha ministri i financave, Dragan Tevdovski Ai iu referua të dhënave të entit shtetëror të statistikave, sipas të cilave, në muajin jara rroga mesatare për herë të parë tejkaloi shumën prej 24 mijë denarëve. Në krasasim me rrogën mesatare të janarit të vitit të kaluar, ajo shënon rritje prej 1 275 denarë, që është një rritje prej 5,6 për qind, që siç theksoi ministri Tevdovski, paraqet rritjen më të madhe të rrogave që nga viti 2010.

“Në të kaluarën ekzistonin dy nivele të rrogave minimale, për industrinë e tekstilit, veshëmbathjes dhe lëkurës rroga minimale ishte 9 mijë denarë, ndërsa për industritë tjera, 10 080 denarë. Tani rroga minimale është 12 mijë denarë dhe vlen për të gjithë, për shkak se të gjithë qytetarët dhe punëtorët në mënyrë të barabartë meritojnë jetë më të dinjitetshme”, deklaroi Tevdovski.

Mare Ançeva, sekretar gjeneral i Sindikatit të Industrisë, energjetikës dhe minierave në Maqedoni, thotë se shumica prej anëtarëve të tyre janë me paga nën mesataren. Por ajo vëren se masa qeveritare për subvencionim ka të bëj vetëm me pagat më të ulëta dhe bëheshte korigjim që të arrihet deri te 12000 denarë, kështu që nuk janë përfshirë shumë pjesë të punëtorëve të cilët janë mbi minimalen, dhe nën mesataren.


Shtuar më 26/03/2018, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori