Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 66 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se pacientja që para dy ditësh ndërroi jetë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pacientja e moshës 76 vjeçe ishte shtruar në spital me simptoma të COVID-19. Në këtë mënyrë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit shkon në 45.

Gjatë ditës së sotme bëhet me dije se janë shëruar edhe 12 pacientë nga Shkupi të cilët po trajtoheshin në kushte shtëpiake. Numri i pacientëve të shëruar në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 98.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19.

Rastet e reja janë 10 në Shkup, 27 në Kumanovë, 3 në Shtip, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 4, Veles 2, Ohër 5, Gostivar 1, Koçan 1 dhe Negotinë 2.

Tashmë 974 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa vetëm dje janë kryer 500 testime.
Shtuar më 15/04/2020, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori