Rritet numri i të prekurve nga SIDA
Pëlqej
Rritet numri i të prekurve nga virusi HIV-AIDS në vend.

Tendencën në rritje e faktojnë edhe të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publike.

Në 7 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 26 persona me HIV-AIDS, që është pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar, kur për të gjithë vitin pati 27 të prekur. Prej 26 të infektuarve në vitin 2014">2014, 25 prej tyre janë meshkuj dhe vetëm një grua.

“Ajo që vërehet në vitin 2014">2014 është diçka që ndodh për herë të parë në Maqedoni në një vëllim të tillë. Bëhet fjalë për 26 rastet që po diskutojmë, nga ata 18 janë meshkuj që kanë kryer seks me meshkuj, 6 persona përmes marrëdhënieve heteroseksuale dhe për dy raste nuk kemi status”, tha Zharko Karaxhovski, Epidemiolog nga Instituti i Shëndetësisë Publike për Ina.

Nga 26 të infektuarit, dy burra kanë vdekur.

Autoritetet thonë se zbulimi gjithnjë e më i madh i rasteve të zbuluara me HIV-AIDS-it, vjen për shkak të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të kryer analiza. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori