Rritet numri i të prekurve nga COVID 19 në Maqedoninë e Veriut, mes të infektuarëve edhe mjekë
Ka shkuar në 31 numri i të
prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e
Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e
Veriut ka bërë të ditur se 10 pacientë janë testuar ditën e djeshme më 17 mars dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.
Pozitive është gruaja e
pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 pjestarë të stafit shëndetësor, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 10:38