Handanovic rrezikon të mos luajë ndaj Bolognas, Radu bëhet gati për ndeshjen e sotme

Samir Handanovic në seancën e fundit stërvitore sot përpara ndeshjes ndaj Bologna ka ndjerë disa dhimbje në shpinë edhe pse nuk është ende asgjë serioze.

Nuk dihet nëse do të luajë apo jo, por tekniku Inzaghi ka thërritur Radu, portierin e dytë të zikaltërve, që të përgatitet në çdo rast.

Inter do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e prapambetur ndaj Bologna./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.04.2022 17:54