Rritet numri i aborteve ilegale në Maqedoni
Kryerja e abortit në ambulanca gjinekologjike private është joligjore dhe parashikohen dënime si për nënat ashtu edhe për mjekët. Por kjo nuk i ndalon gratë shtatzëna që duan ta ndërpresin shtatzëninë, ta bëjnë këtë te gjinekologët privatë në vend që të paraqiten në ndonjë nga spitalet e vendit.

Përkundrazi, numri i aborteve ilegale mendohet të jetë rritur, dhe kjo për shkak të mosinformimit të grave për pasojat e mundshme, si ligjore ashtu edhe shëndetësore.

Një nga arsyet për kryerjen e abortit në klinika private është edhe çmimi, që sipas dëshmive të grave sillet rreth 3000 denarë, ndërsa në spitalet e shtetit kushton 5000 deri në 6000 denarë.

Aborti në spitalet e shtetit është falas vetëm në rast se për atë ka indikacion mjekësor, siç është prania e keqformacioneve në fryt, vdekja e fetusit në mitër ose në rast se shtatzënia e rrezikon shëndetin dhe jetën e nënës, njofton Zhurnal.

Shoqatat joqeveritere alarmojnë se çmimi i lartë dhe procedurat e komplikuara për kryerjen e abortitspitalet e shtetit i detyrojnë gratë nga shtresat e varfra të zgjedhin klinikat private edhe përkundër rrezikimit të shëndetit.
Shtuar më 07/10/2016, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori