Rritet me 70 për qind çmimi i duhanit në Maqedoni
RRitet me 70% çmimi i duhanit në Maqedoni , duke arritur vlerën prej 186 denarë për kilogram.

Sipas njoftimit të organeve përkatëse, për katër javë janë grumbulluar më shumë se 80 mijë kg duhan, me një çmim prej 1.251.127.080 denarësh, shkruan gazeta Telegraf.

Në bazë të marrëveshjeve, duhani grumbullohet në 152 pika grumbullimi dhe në 186 peshore. Vlerësohet se nga korrja e vitit 2015 do të grumbullohen rreth 25 mijë ton duhan. Vitin e kaluar çmimi i duhanit ishte 117 denarë për kilogram.
Shtuar më 08/01/2016, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori