Rritet dhuna në familje
Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se në gjysmën e parë të këtij viti është rritur me 16.1 % numri i veprave penale që lidhen me dhunën familjare.

Sociologët më këtë rast konsiderojnë se dhuna familjare është pasqyrim i gjendjes së përgjithshme, në të cilën ndodhet shoqëria maqedonase, që gjithnjë e më shumë është e tensionuar.

“Të dhënat statistikore flasin qartë se gjithmonë kur gjendja e përgjithshme në Maqedoni bëhet më turbulente, si në aspektin e sigurisë së përgjithshme, ashtu dhe aspektin e sigurisë sociale, krijohet një gjendje e tensionuar, duke rritur shkallën e agresivitetit te qytetarët. E kjo gjendje reflektohet në relacionet familjare”, thotë sociologu maqedonas, Gjorgje Tonovski.

Ndërsa psikologu Vesel Memedi thotë se rritja e dhunës ne familje lind dhe nga fakti se ligji në këto raste nuk funksionon në shumicën e rasteve. /albeu.com/


Shtuar më 18/08/2014, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori